
Seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, do të mbahet në 7 nëntor.
Në procesin që u mbajt këtë të martë, Beleri nuk ishte personalisht i pranishëm në seancë, por përfaqësohej nga avokatët mbrojtës, që morën përgjigjen e gjykatës për disa kërkesa të mëparshme në seancat e mëparshme.
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat paraprake të Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore.
GJKKO vlerësoi se kjo kërkesë ishte e pabazuar në ligj.
Avokatët e Fredi Belerit, kërkuan edhe përjashtimin e trupës gjyqësore, duke e konsideruar këtë vendimmarrje si të njëanshme dhe kjo kërkesë, sipas gjykatës, do të shqyrtohet në një moment tjetër.
Ndëkrohë më 7 nëntor do të dëgjohen 8 dëshmitarët e Prokurorisë së Posaçme, që kanë ngritur akuzën e korrupsionit në zgjedhje për Fredi Belerin.
Lini një Përgjigje