TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Korrik 2025, 21:19

“Djali ka përdorur fjalor joetik”, flet avokati i policit që dhunoi kamerierin në Vlorë: Pronari me 12 persona e kanë goditur pas koke

Shkruar nga Pamfleti

“Djali ka përdorur fjalor joetik”, flet avokati i policit
Kujtim Cakrani avokati i policit Ardian Isufi tha se linçimi publik që po i bëhet klientit të tij pa u zbardhur e gjithë e vërteta është padrejtësi. 

Ai tregoi se pronari i resortit ku ndodhi ngjarja ka hedhur në media vetëm pjesën e pamjeve nga ngjarja që i intereson atij, ndërkohë që dhuna barbare e ushtruar ndaj policit nga mbi 10 persona është fshehur. 

Sipas Cakranit, shkak i ngjarjes ka qenë vetëm kamarieri 18-vjeçar i cili siç tha është treguar joetik në komunikimin me klientët. 

“Pasi ndodhi ngjarja situata është qetësuar, polici dhe miku i tij kanë qenë të ulur në verandën e hotelit kanë biseduar me babanë e djalit dhe menaxherin e lokalit që iu ka pohuar se djali ishte problematik por se e kishin të vështirë të gjenin punonjës. Pas gjysmë orë, kanë ardhur aty 10-12 persona bashkë me pronarin dhe kanë goditur pas koke me hekur dhe mjete të forta.  

Polici sot është pa gjysmën e shpatullës dhe pa gjysmën e fytyrës, nuk ka lidhje fare me djalin. Ngjarja është qetësuar edhe me familjarët dhe pas gjysmë ore kanë ardhur të organizuar. Kanë shkarkuar vetëm ato sekuenca të videos që i kanë interesuar pronarit dhe vazhdon të qarkullojë në media”, tha Cakrani në emisioni ‘Now’ në ‘Euronews Albania’. 
 

Lini një Përgjigje