TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Korrik 2025, 18:30

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohen pamjet kur sulmohet efektivi i policisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohen pamjet kur sulmohet

Publikohen të tjera pamje nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku u dhunua një kamarier 17-vjeçar.

Por këtë herë protagonist është efektivi Ardian Isufi, i cili u sulmua fizikisht nga pronari i hotelit, pak pas incidentit në lokal. Vasil Bedinaj u 'hakmor' pasi mori informacion se kamarieri në biznesin e tij ishte dhunuar nga efektivi.


Videoja është publikuar nga avokati Kujtim Cakrani, i cili pretendon se nuk ka qenë efektivi që ka goditur me grusht të riun. Sipas tij, polici Ardian Isufi është dhunuar nga afro 15 persona.   

Meqë Policia e Shtetit nuk arriti të administronte pamjet filmike për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në ambientet e një lokali në qytetin e Vlorës dy ditë më parë, ku u dhunua një punonjës shumë i nderuar i Policisë së Shtetit, atëherë po jua vendos unë momentet e dhunës së ushtruar ndaj policit.

Në video dallohen qartë personat që kanë dhunuar policin, të cilët në fakt nuk kanë qenë as dy as tre, por 15 persona me mjete të forta.

Qytetarët janë bërë pre e një videoje të shkurtër të publikuar në media, ku dallohet që është goditur me shpulla një kamerier, por qëllimisht është fshehur pjesa tjetër e ngjarjes.

Pamjet që më kanë ardhur mua si avokat i policit janë tronditëse dhe dallohen qartë edhe dhunuesit e tij.

Prandaj Policia e Shtetit duhet të ndërhyjë me ndalimin e dhunuesve dhe të zbardhë dinamikën e ngjarjes.

Kjo histori nuk do të përfundojë këtu, apo jo? Dhunuesit e policit, që është në reanimacionin e spitalit të Vlorës, do të përgjigjen ligjërisht, edhe pse janë miqtë e Kryeministrit dhe pushtetit të tij”, shkruan ai.

 

Lini një Përgjigje