
Pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, Muçobega u shndërrua shpejt në një ndërtues VIP, duke siguruar leje për pallate, kulla, hotele dhe resorte në Sarandë, Himarë, Vlorë, Fier dhe Tiranë, në mënyrë të dyshimtë dhe shpesh mbi toka shtetërore të grabitura me dokumente false.
Një nga zonat e pakta të mbetura të gjelbra në Tiranë pritet të betonohet. Fillimisht u betonua zona sipër Komunës së Parisit, e cila u emërtua “Kodra e Diellit”. Më pas u ndërtuan pallate sipër Kopshtit Botanik, duke e rrethuar nga të gjitha anët. Nëse do të bëjmë një krahasim me 15 vite më parë, Kopshti Botanik ka vetëm 1/3 e sipërfaqes. Një pjesë ia zuri rruga dhe shumë të tjera komplekset e pallateve.
Ndërkohë, beton masiv është hedhur te zona e Liqenit Artificial. Fillimisht poshtë digës, ku ka ndërtuar Bashkim Ulaj, i cili po vijon të ndërtojë pasi ka marrë edhe një leje nga KKT së fundmi, për kullë 58 kate. Më pas ndërtime pati afër Kopshtit Zoologjik, sërish nga të gjitha anët, duke i “detyruar” kafshët të jetojnë në një habitat shumë herë më të vogël nga sa ka qenë i projektuar. Dhe, pasi ndërtimet po bashkohen me Saukun, ku janë ndërtuar komplekse në gjithë atë zonë, betonit nuk po i shpëton as kodrat e gjelbra me ullinj. Krahas Parkut të Liqenit, ajo zonë ishte e vetmja pjesë e gjelbër.
Por, në gjithë këtë masiv betoni, një kompani ka filluar të reklamojë në internet një projekt masiv pallatesh në gjithë atë kodër.
Projektin e ka reklamuar një nga kompanitë që po merr leje në gjithë Shqipërinë, firma Bega 07. Pronari i kompanisë Arben Muçobega, po ndërton në bregdet, kryesisht në Himarë, Llaman apo edhe në Dhërmi. Por, ka projekte edhe në Tiranë e Durrës dhe të gjitha lejet i ka marrë nga KKT-ja, me firmë të kryeministrit Edi Rama. (Muçobega është i lakuar si përfaqësues i disa grupeve kriminale, për pastrimin e parave të drogës në ndërtim).
Dhe, kur betoni po hidhet me shumicë në bregdet, s’kishte si të mungonte edhe në ullishte, në kodrat e Tiranës. Në internet, firma shkruan se projekti quhet “Centaurea”.
“Midis qytetit dhe natyrës. Centaurea po ndërtohet si një peizazh i ri urban, qe respekton mjedisin dhe ofron një stil jetese te qetë, të gjelbër dhe të lidhur me qytetin. Një destinacion banimi ku ritmi i natyrës dhe energjia e Tiranës bashkohen në harmoni” shkruan kompania.
Por, të reklamosh se po ndërton në zonë të gjelbër dhe të thuash se po respekton natyrën, vetëm ndërtuesit dhe ata që japin leje e besojnë. Si mund të hedhësh beton në zonë të gjelbër dhe të shkruash se po e mbron? Natyrisht, ndërtime ka dhe do të ketë, por t’i marrësh frymën qytetit, ti heqësh oksigjenin dhe të mos lësh asnjë zonë të gjelbër, këtu s’bëhet fjalë për biznes, por për shkatërrim. Megjithatë, kur firma vjen nga deri sipër, atëherë të gjithë, qoftë institucionet ligjzbatuese, vetëm sa ngrenë supet.
Operacionet e fundit për të liruar hapësirat publike në qytet, veçse janë një fasadë e të gjitha lejeve që po jep qeveria. Për të fshehur betonin masiv në parqe, zona të gjelbra, qeveria bën aksione sa për sy e faqe. Nëse çdo qeveritar do të kishte primare natyrën dhe hapësirat publike, atëherë përse jep leje masive betoni në këto zona?!
Bega-07, një kod mafioz
Kompania Bega-07 përfaqëson një kod mafioz, klientelizmi, korrupsioni dhe shkatërrimi të bregdetit të jugut, me ndërtime kaotike, pastrim parash me pallate në Tiranë, falsifikime dhe grabitje pronash nga Himara në Tiranë.
E themeluar në vitin 2007, pronari i kompanisë së ndërtimit është Arben Muçobega, një ‘oktapod’ korrupsioni nga Himara në Tiranë.
Në shtator 2007, Muçobega, themelon kompaninë me kapital 100 mijë lekë. Pas disa vitesh, kompania ka invesruar miliona euro në ndërtimin e dhjetërave pallateve nga Himara në Tiranë.
Skema e pastrimit të parave
Pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, Muçobega u shndërrua shpejt në një ndërtues VIP, duke siguruar leje për pallate, kulla, hotele dhe resorte në Sarandë, Himarë, Vlorë, Fier dhe Tiranë, në mënyrë të dyshimtë dhe shpesh mbi toka shtetërore të grabitura me dokumente false.
Analizat financiare tregojnë se kompania “Bega 07” ka fshehur sistematikisht të ardhurat reale. Në vitet 2023-2024, Muçobega deklaroi vetëm 5 milionë euro xhiro vjetore, ndërsa investimet reale arrijnë deri në 25 milionë euro në vit. Për të fshehur këto shifra, ai ka krijuar disa kompani të tjera si “Almatek Oy”, “Scandinavia Invest”, “Trakos” dhe “ATK Construction”, të gjitha të regjistruara në të njëjtën adresë në Fier, dhe të përdorura si kanale për pastrim parash.
Një fakt tronditës është se kompania “Almatek Oy” përdor NIPT-in e kompanisë projektuese “Compass Studio”, duke shmangur kështu kontrollin financiar. Gjithashtu, kompania “Scandinavia Invest” figuron vetëm në QKB dhe jo në regjistrat tatimorë, duke shmangur detyrimet fiskale.
Përmes këtyre kompanive të dyshimta, Muçobega ka qarkulluar rreth 300 milionë euro në ndërtim pallatesh dhe resortesh. Hetimet paraprake në Sarandë, Vlorë, Fier dhe Tiranë për trafik droge, evazion fiskal dhe pastrim parash janë mbyllur pa arsye nga autoritetet ligjzbatuese.
Një shembull flagrant është miratimi në shkurt 2025 i resortit “The Concave” në Gjirin e Llamanit, Himarë, zonë e shpallur më parë e mbrojtur natyrore. Ky projekt u miratua me propozim të ministres Mirela Kumbaro, duke dëshmuar qartë ndikimin politik në favor të Arben Muçobegës dhe grupit të tij kriminal./Prapaskena
Lini një Përgjigje