TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Korrik 2025, 15:35

Mbyllja e hetimeve për dosjen “Meta-Kryemadhi”/ Pirro Xhixho paraqitet në SPAK, pritet t’i komunikohet akuza

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllja e hetimeve për dosjen “Meta-Kryemadhi”/ Pirro Xhixho

Hetimet e SPAK për pasuritë dhe lidhjet financiare të ish-çiftit Ilir Meta – Monika Kryemadhi kanë hyrë në fazën finale. Sot SPAK ka nisur komunikimin e akzuave për bashkëpunëtorët e tyre.

Një ndër ta është Pirro Xhixho, babai i deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

Pirro Xhixho është thirrur nga Prokuroria e Posaçme për t’u njohur zyrtarisht me akuzat dhe provat që rëndojnë ndaj tij. Ai u pa teksa futej në ambientet e prokurorisë.

Burime nga hetimi konfirmojnë se SPAK ka administruar dokumente, kontrata financiare dhe të dhëna bankare, që dyshohet se lidhen me skema të paligjshme të pasurimit.

Lini një Përgjigje