TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Korrik 2025, 14:44

SPAK mbyll hetimet për dosjen ‘Meta’, nesër jepet vendimi për Kryemadhin; nëna merret e pandehur

Shkruar nga Pamfleti
SPAK mbyll hetimet për dosjen ‘Meta’, nesër jepet vendimi
Monika Kryemadhi dhe Fatime Kryemadhi

9 muaj pas arrestimit, SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e Ilir Metës për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA.

Me mbylljen e hetimeve zbulohet se SPAK ka marrë të pandehur edhe nënë e Monika Kryemadhit, e cila është paraqitur sot në SPAK për tu njohur me akuzën.

Po sot, akuzat i komunikohen edhe mikeshës së Monika Kryemadhit, Ema Çokut, si edhe ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho.

Vetë Meta dhe Kryemadhi u morën të pandehur më datë 29 maj, ku iu komunikuan akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Nesër në orën 13:00, Monika Kryemadhi do të jetë në dyert e SPAK vetëm për tu njohur me mbylljen e hetimeve.

Meta që prej 21 tetorit të kaluar ndodhet në arrest ,e burg, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje. Kryemadhi-Meta, tashmë ligjërisht të divorcuar, akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.

monika kryemadhi dhe fatime kryemadhi spak

Lini një Përgjigje