TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Korrik 2025, 13:32

Lapaj kërkoi mandatin në KQZ, Çupi: Nuk largohet nga politika, do të mbulojë të shkuarën familjare 

Shkruar nga Pamfleti

Lapaj kërkoi mandatin në KQZ, Çupi: Nuk largohet nga politika,

Analisti Frrok Çupi thotë se Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputeti dhe nuk largohet nga politika, pasi do të mbrojë të kaluarën familjare.

Çupi u shpreh se Lapaj vjen nga një korrupsion shumë i madh nga Gjykata e Sarandës, së bashku me vjehrrin e tij.

“E para është elementi të rinj dhe jo të rinj. Publiku u mashtrua me fjalën të rinj, Të vjetër në mentalitet, zakone, përfitime. Këtu del problemi i madh i politikës që nuk dëgjon. Lapaj vjen nga një korrupsion shumë i madh nga Gjykata e Sarandës. Përfitimet nuk janë çudira, u tentuan të futeshin në strehën e Lapajt. Lapaj kërkon të mbrojë të shkuarën familjare. Ajo ishte skemë mashtruese. Ai mendonte se me një deputet do fitonte dhjetë, si Sudja. Ishte e pamundur. Nuk mund ta mashtrosh publikun me disa manovra”, tha ai për "Abc News".

Lini një Përgjigje