
Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prokuroria ka marrë të pandehur edhe nënën e Monika Kryemadhit, Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon.
Çifti tashmë ligjërisht i divorcuar, akuzohet se ndër vite kanë përdorur pushtetin për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme.
Ky zhvillim i ri u komentua nga avokati Edmond Petraj, i cili ishte i ftuar në “Tirana Live” në ABC Neës.
Ai theksoi se nuk kemi të bëjmë me një përfundim final, por se procesi ndodhet aktualisht te komunikimi i akuzës.
“Përfundimi i CEZ- DIA është një zhvillim i ri. Dosjen e shikoj se do mbetet në teknikalitete. Nuk është përfundimi final, aktualisht kemi një komunikim akuze, por jo se dosja ka mbaruar. Dosja do shkojë te gjyqtari paraprak dhe beteja dhe fusha është e hapur dhe do mbetet për t’u parë”, tha ai.
Lini një Përgjigje