TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shkurt 2024, 07:15

Ditë me diell dhe rritje temperaturash, zbuloni moti për sot

Shkruar nga Pamfleti

Ditë me diell dhe rritje temperaturash, zbuloni moti për sot

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë pritet përmirësimi i mëtejshëm i kushteve atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur apo mjegullinës.

Temperaturat parashikohen në zonat malore -1 deri 10°C, në zonat e ulëta -1 deri 16°C, ndërsa në zonat bregdetare 3 deri 16°C.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi e cila arrijnë deri në 14-18m/sek. Deri i forcës 2-4 ballë.

moti në vend rritje temperaturash

Lini një Përgjigje