TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shkurt 2024, 22:19

“Kuazimodo në burg, vajza nën dhe”, gazetari për rastin e 27-vjeçares në Kamëz: Altin Çoku mund të dënohet vetëm me gjobë!

Shkruar nga Pamfleti

“Kuazimodo në burg, vajza nën dhe”, gazetari për

Gazetari Sokol Bregu deklaroi se Altin Çoku i arrestuar si shkaktar i vetëvrasjes së Sibela Abedinit mund të dënohet vetëm me gjobë.

Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albanai”, ai tha se problemi në Shqipëri qëndron te ligjet të cilat sipas tij duhet të ashpërsohen.

“Unë kam një shqetësim. Mua nuk më shqetëson as historia e vetëvrasjes së vajzës dhe as historia e këtij Kuazimondos, që është futur. Në këtë moment ky është në burg dhe vazja është nën dhe. Mua më shqetëson e ardhmja. E ardhmja është që ne duhet të rrisim historinë e dënimit. Nuk është e ardhmja që ne duhet të tregojmë vetëm historinë.

Unë dua të them një gjë, ne jemi në një proces ku parlamenti po mblidhet për të ndryshuar kodin penal për të gjithë ata që nuk kuptojnë se ligji e rregullon shoqërinë, unë po them se ne nuk duhet të bëjmë një dënim për shantazhuesin.

Ligji i shkaktimit të vetëvrasjes thotë, duhet ta kesh familjar, duhet të jesh sistematik në dhunën që ke ushtruar. Ne e kemi arrestuar personin në fjalë vetëm me dhunën popullore. Unë jam dakord që ai të shkojë, por me ligj ai do ishte jashtë. Këtu është vetëm presioni shoqëror”, tha gazetari.

Çoku kamëz

Lini një Përgjigje