TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shkurt 2024, 20:44

Kosova po vendoset kundër SHBA, Nazarko: Kurti po krijon frymë antiamerikane

Shkruar nga Pamfleti

Kosova po vendoset kundër SHBA, Nazarko: Kurti po krijon frymë

Analisti Mentor Nazarko ka folur për situatën në Kosovë dhe qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti, veçanërisht për çështjen e dinarit.

Nazarko tha se përplasja e qeverisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po krijon një frymë antiamerikane.

Analisti sqaron se qëndrimet e Kurtit, përfshirë edhe çështjen e dinarit, po e vendosin Kosovën kundër SHBA.

“Unë besoj që me moskuptimin e asaj që ka ndodhur në 1999 lidhet një nga problemet më të mëdha që ka shumica drejtuese e Kosovës. Në ’99 u rrezikua një luftë e tretë botërore. Në favor të Kosovës u angazhua fronti më i madh perëndimor dhe NATO rrezikoi të përçahej. Pavarësisht se ka një dëshirë për të mos e njohur faktin që Rusia e aso kohe ishte e përfshirë në mënyrë sinkronike në çdo përpjekje amerikane. Kjo e majtë që po qeveris Kosovës, këto rreshtime përplasin qeverinë e Kosovës me Perëndimin jo vetëm njëherë. Kjo vijë sjelljeje, kjo lloj e majte, zoti Kurti krijon iluzione se duhet të refuzojmë këto sepse diçka tjetër do të ndodhë. Por nuk po vjen. Pjesa më e frikshme është se kjo përplasje me SHBA dhe e qeverisë së Kosovës, krijon frymë antiamerikanë në Kosovës dhe e vendos Kosovën në një shtet që është kundër Amerikës dhe kjo është e frikshme. Pra kështu e paraqet”, tha Nazarko për ABC News.

albin kurti kosove shba

Lini një Përgjigje