TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shkurt 2024, 16:57

“Altin Çoku leu të miturin me benzinë”, Karamuço: Shantazhonte vajza për të kryer marrëdhënie seksuale

Shkruar nga Pamfleti

“Altin Çoku leu të miturin me benzinë”,

Altin Çoku, 39-vjeçari që është arrestuar si i dyshuar kryesor për vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini pasi i kishte publikuar foto intime në rrjete sociale, e kishte kthyer TikTok-un në burim të ardhurash.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se Altin Çoku shantazhonte edhe vajza të tjera.

Një prej rasteve është një vajzë në Kurbin të cilën ai e ka shantazhuar disa vite më parë, duke i lyer të vëllanë me benzinë nëse ajo nuk kryente marrëdhënie seksuale me të.

“Ky person është futur tek influencerët, të cilët fitojnë shumë para nga daljet në rrjete sociale, për këtë arsyet shajnë e bëjnë gjithçka. Shpërthime, djegie makinash, rrëmbime për shkak të konflikteve të nisura në rrjete. Ky personazh e ka filluar karrierën në Kurbin, merr një te mitur e hedh në një kazan plehrash i hedh benzinë dhe tenton ta djegë duke shantazhuar motrën e të miturit për të kryer marrëdhënie seksuale. Është dënuar me 16 vite në atë kohë po nuk di si ia ka hedhur”, ka shpjeguar Karamuço.

Altin Çoku akuzohet edhe për një vepër tjetër penale.

Sipas Karamuços ai ka shkaktuar një aksident automobilistik me pasojë humbje jete.

“Ka një aksident automobilistik me humbje jete, nuk e di si ka dalë i pafajshëm. Dy tre ankesa që po verifikohen. Është person përsëritës problematik. Kur je i sëmurë mendor dhe kryen vepër penale, ligji parashikon shtrim të detyruar në spital psikiatrik. Këta njerëz nuk mund të lihen të lirë dhe nuk mund të jenë në përdorim të këtyre rrjeteve, po vrasin njerëz. Është dëgjuar duke kërcënuar për akte terroriste, për vrasje dhe askush nga organet e policisë nuk e ka mbajtur nën mbikëqyrke. Mund të ishte parandaluar duke pasur parasysh krimeve të mëparshme. Ne sot këto rrjete sociale i kemi jashtë kontrollit, vetë institucionet nuk kanë një strukturë për të kapur në kohë ngjarje të tillë që përbëjnë vepra penale.

Në rastin konkret, ishte shantazh për të përfituar para, ose shërbime seksuale. E ndjera ka qenë në nevojë të madhe, kushtet nuk kanë qenë të mira ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Merrej me punë të rëndomta, këta shfrytëzojnë nevojat dhe të fusin në një qarkull që nuk del dot më dhe nuk kërkon dot as ndihmë”, u shpreh Karamuço në Top Channel.

altin Çoku ervin karamuço

Lini një Përgjigje