
Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar sot me homologun e tij italian.
Ministri i Brendshëm Balla tha se në këtë takim është dakortësuar për forcimin e bashkëpunimit mes dy Policive.
Balla tha se ka kërkuar nga ministri i Brendshëm italian, anëtarësimin të policisë rrugore shqiptare në Shoqatën e policive Rrugore Europiane për sfidat e sigurisë rrugore.
Ndërkohë është njoftuar se pas pak ditësh, në Tiranë, do të mbahet mbledhja e grupit teknik për të dakortësuar të gjitha detajet e marrëveshjeve të arritura mes dy ministrave.
Marrëveshjet mësohet se janë bërë në fushën e Krimit të Organizuar, ku së fundmi janë zhvilluar 14 operacione të përbashkëta, për agjencinë e konfiskimeve te pasurive të krimit.
Sipas Ballës teksa krimi nuk njeh kufi dhe policia duhet të kalojë kufijtë me bashkëpunim.
Për këtë takim të pranishëm ishin edhe dy drejtorët e policisë së Vlorës dhe Durrësit. Kjo sipas Ballës pasi Shqipëria po pret një tjetër vit turistik.
Balla tha se Shqipëria përveç bukurive turistike do të ofrojë dhe sigurinë maksimale për turistët italianë që kanë rezervuar në Shqipëri. Mes të tjerash Balla u shpreh se do të këtë një risi për sa i përket perimetrit blu mes Shqipërisë dhe Italisë.
Lini një Përgjigje