TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shkurt 2024, 14:20

Ish-prokurori zbardh agjendën e Blinken në Tiranë: Mesazhet për Ramën dhe Dumanin

Shkruar nga Pamfleti

Ish-prokurori zbardh agjendën e Blinken në Tiranë: Mesazhet

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka komentuar vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë këtë javë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se Blinken vjen për të falënderuar qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në të gjithë agjendën ndërkombëtare dhe pozicionimit të saj.

Përsa i përket takimit me kreun e SPAK Altin Dumani, Hajdari u shpreh se është hera e parë që një Sekretar Amerikan i Shtetit të takojë kreun e një agjensie ligjzbatuese.

“Nisur nga agjenda e sekretarit të shtetit takimi me kryeministrin është gjithëplanësh. Shqipëria ka kohë që është vendosur në boshtin euro-atlantik, pro perëndimit në luftën që bëhet në Ukrainë. Në këtë kuptim Blinken vjen për të falënderuar qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në të gjithë agjendën ndërkombëtare dhe pozicionimit të saj. Sigurisht vjen për të falënderuar dhe mbështetjen nga pikëpamja e gjesteve të mbështetjes së afganëve.

Vjen dhe për ngjarjet që lidhen me Ballkanin, ku Shqipëria ka qenë lojtarja kryesor pro perëndimor mes Perëndimit dhe Rusisë. Nëse do të jetë e vërtetë që Blinken do të takojë dhe Dumanin, kjo është e veçantë sepse është i pari rast që sekretari i shtetit të takojë një agjensi ligjzbatuese. Nisur nga kjo veçanti mendoj se SPAK mbetet institucioni më i besueshëm në Shqipëri dhe i pavarur që ka marrë përsipër të përmbush detyrimet ligjore”, tha ish-prokurori.

Lini një Përgjigje