TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shkurt 2024, 14:05

Sot pretenca për Fredi Belerin, aktivisti tenton të djegë flamurin e Vorio-Epirit; shoqërohet në polici

Shkruar nga Pamfleti
Sot pretenca për Fredi Belerin, aktivisti tenton të djegë
Incidenti para GJKKO

Ndërkohë, policia e ka parandaluar djegien e flamurit nga i riu Bledar Cakalli dhe e ka shoqëruar në polici. Ai tentoi të digjte flamurin e Vorioepirit në momentin që hyri Vangjel Dule për të ndjekur procesin e Fredi Belerit.

Sot Prokuroria e Posaçme do të japë pretencën për kryebashkiakun e zgjedhur të himarës Fredi Beleri, i cili akuzohet për blerje votash.

Mësohet se disa qytetarë janë paraqitur para GJKKO-së dhe kërcënojnë se do të djegin flamurin e Vorio-Epirit. Personat janë prezantuar si aktivistë.

Ata janë identifikuar si Arilda Lleshi, Bledar Cakalli, piktor i muraleve për çështjet kombëtare dhe një person i tretë që nuk pranon të identifikohet.

Ndërkohë, policia e ka parandaluar djegien e flamurit nga i riu Bledar Cakalli dhe e ka shoqëruar në polici. Ai tentoi të digjte flamurin e Vorioepirit në momentin që hyri Vangjel Dule për të ndjekur procesin e Fredi Belerit.

Në gjykatë kanë hyrë familjarët e Belerit, në pritje të nisjes së seancës.

Prokurorët e SPAK pritet të japin konkluzionet për hetimin dhe të kërkojnë masën e dënimit për dy të pandehurit, Fredi Beleri dhe miku i tij Pandeli Kokaveshi, të cilët ndodhen në burg prej 12 Majit 2023 kur u arrestuan nën akuzën e blerjes së votave.

Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

Beleri ka bërë disa kërkesa për të dalë nga qelia me qëllim që të betohet dhe të marrë detyrën si kryetar Bashkie të Himarës, mirëpo ato janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjykatave. 

fredi beleri

Lini një Përgjigje