TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shkurt 2024, 16:40

Blinken në Tiranë, gazetari: Takimi me Dumanin, goditje për politikën

Shkruar nga Pamfleti

Blinken në Tiranë, gazetari: Takimi me Dumanin, goditje për

Vizita e sekretarit amerikan të shtetit, Blinken, të enjten në Tiranë, ka marrë të gjithë vëmendjen mediatike, veçanërisht për takimin e tij të pritshëm me kreun e SPAK.

Sipas gazetarit Roland Qafoku, një takim i tillë do të tregonte edhe një herë mbështetjen e plotë të SHBA ndaj drejtësisë.

Qafoku thotë se kjo do të ishte një goditje për të gjithë klasën politike, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë, pasi tregon se SPAK është i paprekshëm.

“Ky takim i Antony Blinken nëse do të zhvillohet, është një goditje e madhe për të gjithë klasën politike në Shqipëri. Nuk është vetëm për opozitën, është edhe për Edi Ramën edhe për Sali Berishën edhe për Partinë Demokratike edhe për Partinë Socialiste.

Kjo do të thotë që jo vetëm ka besimin dhe mbështetjen pa kufijtë shteteve të Bashkuara të Amerikës, por është si një institucion “mos e prek”. Ky takim është “don’t touch” SPAK. Ky është lajmi im nëse Blinken do të takojë Dumanin.

SPAK mbështetjen e ka por nëse arrihet takimi, është një shkallë më lartë. Nëse sekretari i shtetit nuk takon një politikan të opozitës por takon kreun e SPAK, kjo është një goditje për të gjithë”, tha Roland Qafoku në Euronews.

anthony blinken spak

Lini një Përgjigje