
Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor “Bilisht-Miras”. Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e tyre.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15.20, pranë kryqëzimit të fshatit Kuç.
Automjeti tip “Isuzu” me drejtues një shtetas 53 vjeçar, banues në Kuç është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues një shtetas 26 vjeçar, banues në fshatin Përparimaj.
Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spitalin e Bilishtit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje