
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të vizitojë Tiranën të enjten ndërsa pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.
Analisti Frrok Çupi thotë se kjo vizitë është një vlerësim i veçantë për Shqipërinë.
Rëndësinë më të madhe vizita e merr pasi sipas tij vjen në një kohë kur kursi gjeopolitik botëror po përballet me sfida të mëdha.
Analisti Çupi thotë se se kjo vizitë e konfirmon Shqipërinë si aleate e besueshme e SHBA.
“Është vlerësim shumë i lartë, është hera e parë që SHBA ka këtë vlerësim deçiziv dhe kaq të hapur para gjithë botës. E dyta, është që politika e Shqipërisë i përshtatet politikës së botës më të lartë. Blinken vjen në Shqipëri, në një kohë, në prag të një situate, që nesër dhe pasnesër mblidhen ministrat e jashtëm të NATO-s, ku Gjermania bën thirrje për armë. Ukraina nëse humbet ka humbur e gjithë Evropa. Kjo është arsyeja që SHBA kanë vendosur besimin e tyre të padiskutueshëm këtu. Blinken vjen këtu edhe për të certifikuar situatën, ndjek të gjithë atë vështrim që ka pasur SHBA për të ditur se cili është cili dhe kush është kush”, tha Çupi për ABC News.
Lini një Përgjigje