TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shkurt 2024, 21:36

Blinken injoron totalisht opozitën, pedagogu: Berisha dhe Basha, kapitull i mbyllur

Shkruar nga Pamfleti

Blinken injoron totalisht opozitën, pedagogu: Berisha dhe Basha, kapitull i

Pedagogu Dritan Hoti teksa ka komentoi vizitën e Blinken, u ndal te fakti se nuk do të zhvillojë asnjë takim me përfaqësues të opozitës.

Sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha dhe Lulzim Basha, janë cikël i mbyllur politikisht.

Rasti i Berishës është fundi i aktorit të politikës shqiptare, në zanafillën tij ai s’ka qenë pro amerikan, por më vonë toleroi dhe bashkëpunoi me amerikanët. Nuk ka interpretim moral aty, jo e priti e jo nuk e priti. Basha i zgjedhuri i tij, lehtësisht u përdor për mini telashet amerikane. S’ka asnjë mundësi të rehabilitimit politik. Ka dhe mangësi individuale të talentit dhe formimit politik. Për mua cikli është i mbyllur, për të dy”, u shpreh ai.

 

Lini një Përgjigje