TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shkurt 2024, 22:32

“Nuk duhet të themi na mbron NATO”, Kollçaku: Vendin duhet ta mbrojë ushtria

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk duhet të themi na mbron NATO”, Kollçaku: Vendin

Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, tha se siguria e vendit duhet të bazohet tek ushtria dhe jo tek aleancat.

Kollçaku theksoi se të qenit në NATO është një siguri shtesë për një vend.

Megjithatë aleancat sipas tij janë të përkohshme ndaj dhe detyrimin kushtetues për mbrojtjen e vendit e kanë Forcat e Armatosura.

“Aleancat janë të përkohshme dhe nuk duhet të themi na mbron NATO. Qenia në NATO është një siguri e shtuar. Por, detyrimin kushtetues e kanë Forcat e Armatosura dhe populli shqiptar. Kemi 850 forca aktive dhe do të shtohen edhe 2500 forca rezerviste. Thuajse një divizion. Nëse nesër aleanca ndryshon, pa dyshim që strategjia dhe planet tona do të jenë në sinkron me këto ndryshime. Nuk ka asnjë gjasë që NATO të zhbëhet”, tha deputeti Kollçaku në News 24.

 

bardhyl kollçaku nato forcat e armatosura

Lini një Përgjigje