Albana Koçiu, ministre e Brendshme, nga salla e Kuvendit ka justifikuar sjelljen e Policisë kundër protestuesve, pasditen e 24 janarit, ndërsa theksoi se turma u shpërnda pasi i rrezikohej jeta punonjëve të rendit.
Koçiu nuk ka komentuar faktin se ndaj protestuesve u hodh gaz lotsjellës i skaduar, ndërsa e konsideroi një veprim normal edhe shoqërimin në komisariat të një fëmije të mitur.
“Policia e kryer detyrën me përpikëri. Policia nuk ushtroi dhunë ndaj protestuesve, ajo që ndodhi ishte që policët u përballën me dhunë, gjatë tubimit të thirrur nga opozita, policët u sulmuan me moltotov”, tha Koçiu.
Ajo tha se si pasojë e dhunës u plagosën 11 efektivë , që morën ndihmën në spital.
“U bë thirrje vazhdimisht për qetësimin e situatës, dhe vetëm pas kësaj u ndërmorën masa për shpërdarjen e turmave sipas rregulloreve.
Hedhja e molotovëve dhe sulmi ndaj institucioneve dhe policisë nuk është protestë. Duhet të dënojmë dhunën, autorët e saj, dhe jo të akuzohet policia.
Dua të sqaroj edhe rastin e shoqërimit të një të mituri, u konstatua duke hedhur gurë dhe sende të forta drejt policisë. i mituri është 14-vjeç, në asnjë moment nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore. U mbajt në ambiente të veçanta. Askush nuk duhet të përdorë të miturit si mburojë politike”, tha ajo.
Lini një Përgjigje