
Dhoma e Avokatisë Durrës paralajmëron bojkot të të gjitha seancave gjyqësore, përveç seancave për masat e sigurimit, zëvendësimin dhe shuarjen e tyre.
Sipas informacioneve, ky vendim është marrë pasi avokatët nuk lejohen të hyjnë në gjykatë, por të presin jashtë me palët dhe me kundërshtarët, situatë e cila mund të shkaktojë konflikt mes palëve. Bojkoti sipas një njoftimi të ndarë do të zgjasë deri në datën 7 qershor.
“Pas ezaurimit të gjitha mundësive për zgjidhjen e problemit së lënies së Avokatëve jashtë ambjenteve të Gjykatës Shkallës Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Durrës, si dhe mbledhjes së jashtëzakonshme të antarëve të Dhomës së Avokatisë Durrës, Kryesisë së Dhomës dhe Komitetit Drejtues, Dhoma e Avokatisë Durrës ka marrë vendimin për:
"...Bojkotimin e të gjitha seancave gjyqësore civile dhe penale".
Përjashtim nga ka ky bojkotim bëjnë pjesë vetëm seancat gjyqësore për masat e sigurimit, zëvednësimin dhe shuarjen e tyre. Ky vendim ka efekt për datat 03.06.2024-07.06.2024, periudhë gjatë ose pas së cilës dhoma do të dal me një vendim të ri.
Sqarojmë se të gjithë avokatët të cilët do të rezultojnë se kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore për të cilat me këtë vendim është bërë bojkotimi i tyre, Komiteti i Disiplinës do filloj procedim administrativ ndaj tyre”, thuhet në deklaratë.
Lini një Përgjigje