
Opinionisti Agim Baçi, ka folur për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion si dhe për Qëndrime e Ramës ndaj SPAK. Baçi tha se Rama nuk është mbështetësi i Strukturës së Posaçme.
Sa i përket Komisionit Antikorrupsion ai theksoi se nuk do të ketë rezultat, por është thjesht një mekanizëm e Ramës për t’i treguar opozitës se ne jemi parlamenti dhe ne vendosëm.
Baçi tha se institucionet nuk janë bashkëpunuese me SPAK për çështjet që hetohen.
“Madje ka pasur momente që Rama nuk e ka fshehur këtë në një prej daljeve të tij për mediat Rama tha se ne nuk jemi qeveria e SPAK-ut, pra tregon hapur që nuk është fort mbështetës dhe që është thjesht një mekanizëm kjo thirrja për drejtësi.
Ndërsa sa i përket ngritjes së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, mendoj që nuk do të ketë rezultat, edhe kjo ishte thjesht një mekanizëm i Ramës për t’i treguar opozitës se ne jemi parlamenti dhe ne vendosëm, pasi Rithemelimi dhe opozita hezituan që të dakordësohen”, tha Baçi për “News24”.
Lini një Përgjigje