
Aktivisti Ervin Goci ka komentuar dhunën barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Ai tha se prona për të cilën u dhunua avokati Mëngjesi, është dhënë për ndërtim pikërisht nga Sali Berisha kur ishte kryeministër.
Ai shton se nëse kjo hapësirë do të ishte sot pronë publike, ky sulm ndaj avokatit do të ishte shmangur pasi do të komepsohej sipas ligjit.
“Prona për të cilën u godit në kokë avokati është në një tokë që dikur ka qenë pjesë e Parkut të Liqenit, pra ku nuk do mund të ndërtohej. Ishte ish-kryeministri Berisha qe e hoqi në vitin 2010, me VKM pjesën nën digë, nga hapësirë e Parkut për t'ia dhënë në dorë lubive.
Nëse ajo hapësirë do te ishte sot pronë publike, asnjë nuk do t’u sulej si lubi për ta kullufit, do kompensohej sipas ligjit.
Problemi është se njerëzit me pushtet panë milionat aty dhe e hapën saliçinieskën, pastaj erdhën ustallarët dhe përfunduan veprën.
Aty ku sot duhet te ishte një park, ka 7 kulla dhe ndonjë tjetër që pritet të ndërtohet dhe një avokat që po lufton me jetën. Për koincidence qëllon që është avokati i atij qe e ka filluar gjithë ketë mesele.
Problemet janë shume më të thella se s’thonë dallaverexhinjtë në konflikt interesi dhe mediat e kapura. Problemi është në themelet e strukturës së kalbur që kërcet çdo ditë..”, shkruan Goci në Facebook.
Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç i cili u vetëdorëzua, ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45 vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit. Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për organizatorin e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Dritan Nano dhe dhëndrit të tij Dorian Alia.
58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë, aty ku sot janë ndërtuar kulla te Diga e Liqenit.
Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë "arrest me burg" për organizatorin e sulmit Dritan Nano dhe dhëndrit të tij Dorian Alia.
Lini një Përgjigje