
Policia e Lezhës, ka nisur zbatimin e urdhrit të Bashkisë Lezhë, për ndalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në zonat bregdetare të qytetit.
4 trajlera janë bllokuar paraditen e sotme në hyrje të Shëngjinit, ndërsa bëhet me dije se nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të këtij urdhri, i cili ndalon mjetet deri në 3.5 ton që të lëvizin në zonat turistike nga 1 qershori më 1 shtator.
Ky plan masash është ndërmarrë për të shmangur trafikun dhe për të ndaluar ndërtimet përgjatë sezonit turistik.
Lini një Përgjigje