
Avokat Spartak Ngjela ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Greqisë për Shqipërinë.
“Ne jemi dy shtete fqinj, por të dënuar të jetojmë bashkë”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pas vizitës së Ramës në Athinë.
Ngjela u shpreh se deklaratat e tyre janë boshe dhe sipas tij grekët janë pushtues pasi kanë marrë tokat shqiptare të Çamërisë. Avokati shtoi se çështja e Çamërisë është orientim nga Amerika, dhe se Greqia e di këtë.
“Ne jemi të detyruar të bashkëjetojmë me ta sepse na kanë marrë gjysmën e territorit. Janë pushtues të territorit tonë. Çamërinë e kanë marrë, janë tokat tona. Ka folur dhe Rama për Çamërinë, si nga mendja mendon se e ka Rama? Është orientim nga amerikanët, ndaj ju ngrit tensioni atyre dhe jo nga Rama. Po nuk kanë se çfarë thonë dhe thonë për Ramën. Deklarata e tyre janë kot për të trembur Ramën, sepse ka mbështetje. Himarën e duan sepse është qendra e Labërisë. Ku ka grekë atje? Grekë i bëri Saliu”, tha Ngjela.
Ai shtoi se tensionet në Greqi janë ngritur pikërisht për çështjen e Çamërisë. Ngjela u shpreh se Athina nuk e njeh Kosovën për shkak se ka lidhje seriale me Çamërinë, si dy territore që u sakrifikuan.
“Pse nuk e njeh Greqia Kosovën? Sepse ka koneksion serial Kosova me Çamërinë, dy krahina të sakrifikuara barabartë. Njëra doli, Kosova, tani kjo ka ngritur tension në Greqi. Çfarë do ndodhë nuk e di, por Rama flet për Çamërinë. Pse flet? Sepse është hera e dytë që e bën”, u shpreh avokati për “TCH".
Lini një Përgjigje