
Pjesë e programit të Bashës, është fondi për mirëqënien e familjes, nga ku premtoi se do të jepen 2000 euro për çdo bebe që lind dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë.
Kreu i PD, Lulzim Basha prezantoi sot (1 qershor 2024) prograim elektoral që i hap rrugën nisjes së fushatës së saj për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në qershorin e vitit 2025.
Për të shpalosur alternativën demokratike, PD kishte menduar pistën e parkut Olimpik në Tiranë. Në mes ishin vendosur 10 tavolina, ku në selicën prej tyre ishin ulur përfaqësues të grupit të ekspertëve që kishin hartuar programin në fushën e caktuar.
Pjesë e programit të Bashës, është fondi për mirëqënien e familjes, nga ku premtoi se do të jepen 2000 euro për çdo bebe që lind dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë.
Sipas programit të Bashës, 5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjeç që angazhohen në 4 vite në ushtri do të paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeçe.
Në fjalën e tij hapëse, Basha u shpreh se PD është e vetmja forcë politikë në Shqipëri që mund të hartojë një program të mirëfilltë për zhvillimin e vendit pasi kjo parti nuk interesohet vetëm për hallet e demokratëve, por të mbarë shqiptarëve.
“Jeni nisur nga qytete, nga fshatrat, nga shtëpitë për këtë kuvend programor të vetëdijshmë se PD është e vetmja forcë politike, që organizon një kuvend të mirëfilltë programor sepse ne jetojmë jo thjeshtë me hallet e demokratëve por edhe të qytetarëve”,-tha Basha.
Nga premtimet elektorale janë kthimi i xhandarmërisë kombëtare.
"PD zotohet për themelimin e xhandarmërisë kombëtare, forcës elitë të Shqipërisë me 1 mijë efektivë. Forcë elitë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar" tha Basha.
Tjetër premtim është dhe heqja e vizave me SHBA-në brenda 4 vjeçarit të parë.
"Në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë do të mundësojmë që Shqipëria të ecë përpara në luftën kundër korrupsionit dhe reformat e vërteta që do të sjellin mirëqënie. Unë shpreh sot bindjen e zotimin tim personal, se një Shqipëri e drejtuar nga PD e reformuar në ga PD e reformuar në çdo sektorë do të mundësojë heqjen e vizave me SHBA-në brenda 4 vjeçarit tonë të parë' tha Basha.
Basha ripërsëriti mbështetjen për institucionet e drejtësisë.
"Korrupsioni i kësaj qeverie është vetë arsyeja e ekzistencës së organeve të reformuara të drejtësisë që u rikonfirmojnë nga kjo sallë mbështetjen pa kushte të PD-së për të çuar para gjyqit e prapa hekurave qeveritarët e korruptuar"- tha Basha.
Programi elektoral i PD-së
Fondi për mirëqënien e familjes:
2,000 për çdo bebe. 20 mijë euro për femijën e trete
30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë
2. Mendje e shëndoshë, trup i shëndoshë:
Drekë për nxënesit ne gjithe shkollat 9 vjeçare dhe te mesme dhe shkolle gjate gjithe dites kurse kompjuteri, gjuhe te huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri ne oren 16
Trajnim/praktike punë e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10mijë te rinj pas shkolles se mesme (qe nuk vazhdojne universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës. Katër Kampuse Kombëtare ku do te trajnohen 25 mijë te rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.
Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.
7. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE
Çdo vit do të akordohen
100 milion euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë
50 milion euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë Përfitues 150 mijë fermerë.
8. PENSIONET RRITJE DHE BONUS PERIODIK
9. STATUSI I TË PËRNDJEKURIT
Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut.
10. SHQIPTARËT PËR SHQIPËRINË:
5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec qe angazhohen ne 4 vite sherbim aktiv ne forcat e armatosura, bashke me trajnimin marrin nje profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjec.
11. KRIJOHET Xhandarmëria Kombëtare
Lini një Përgjigje