TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Qershor 2024, 17:17

Qershori nis me temperatura të larta, i nxehti afrikan prek Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Qershori nis me temperatura të larta, i nxehti afrikan prek

Shqipëria përfshihet nga vala e të nxehtit afrikan.

Shqipëria përfshihet nga vala e të nxehtit afrikan. Sipas sinoptikanëve, muaji Qershor nis me temperatura të larta, ku ditët e para do të arrijnë deri në 35 gradë.

“Kjo fundjavë do të sjellë një valë të të nxehtit që vjen nga Afrika, godet Gadishullin e Ballkanit duke bërë që edhe territori shqiptar të preket nga kjo valë e të nxehtit, duke bërë që maksimumet e temperaturave të ngjiten në vlerën 34 apo 35 gradë Celsius në rang territori”, thotë metereologu Hakil Osmani.

Por i gjithë 15 ditëshi i parë i Qershorit mbetet me temperatura të larta.

“Parashikohet që të jetë me temperatura të larta, presim maksimumet që në rang territori të ngjiten në vlerën e 37 gradë Celsius”, shtoi ai.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat për muajin Qershor janë 4 gradë mbi normalen.

Temperaturat më të larta do i përjetojnë qytetet e Ultësirës Perëndimore, por edhe zonat bregdetare, të cilat janë mjaft të frekuentuara nga qytetarët.

Lini një Përgjigje