
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Shkodër të nënës Alma Arrazi me tre fëmijët e saj.
Në rrjete sociale, Berisha thekson se kjo tragjedi është një akt-akuzë e tmerrshme e narkoshtetit, ndërsa shton se dënon me forcë indiferencën kriminale të narkoshtetit ndaj dhunës së egër që ushtrohet ndaj grave në Shqipëri.
Postimi i plotë i Berishës:
Tragjedia e Shkodrës një akt akuzë e tmerrshme e narkoshtetit!
Miq, tragjedia e nënës me tre fëmijë, Alma Arrazit, që duket se ka zgjedhur suicidin e vetë dhe infanticidin e bijëve të shpirtit të saj, tre fëmijëve, është një ngjarje e padëgjuar më parë. Nga qëmtimet e shumta të mediave dhe deklaratat e personave që e kanë njohur del i qartë trajtimi i vazhdueshëm shtazor nga bashkëshorti i saj dhe ndaj fëmijëve të saj.
Së pari shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të ndjera familjarëve të Almës, por gjithashtu dënoj me forcën më të madhe indiferencën kriminale të narkoshtetit ndaj dhunës së egër që ushtrohet ndaj grave në Shqipëri, viktimë e të cilës është Alma dhe vogëlushët e saj të pafajshëm.
Lini një Përgjigje