
Është gjendur trupi i pajetë i nënës Alma Arrazi, e cila u mbyt në lumin Buna së bashku me 3 fëmijët.
Pas tre ditësh kërkime në lumin Buna në Shkodër është gjetur edhe trupi i pajetë i nënës, Alma Arrazi, e cila dyshohet se i dha fund jetës së bashku me tre fëmijët e saj.
Shkak i kësaj ngjarje të rëndë tragjike, mësohet se ka qenë dhuna që bashkëshorti, Erdgys Arrizi ka ushtruar ndaj saj dhe fëmijëve.
Trupi i nënës që është viktima e katër u gjet në fshatin Pentar të njësisë Dajç. Gjetja e trupit të pajetë u bë nga polumbarët e forcave RENEA. Po këtë të martë, u gjet edhe trupi i djalit të mitur, 3 vjeç.
Tashmë me gjetjen e nënës përfundon operacioni i gjetjes së katër kufomave të familjes Arrazi, nënës dhe tre fëmijëve.
Më herët janë gjetur edhe trupat e dy vajzave dhe djalit që dyshohet se u mbytën bashkë me nënën e tyre Alma Arrazi më datë 4 maj.
39-vjeçarja dyshohet se hodhi fëmijët dhe më pas veten në lumë pas problemeve me bashkëshortin dhe depresionin.
Policia ka arrestuar bashkëshortin Erdgys Arrazi pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. 31-vjeçari ndodhet pas hekurave për shtyrje drejt vetëvrasjes së Alma Arrazit, ndërsa gjykata caktoi ndaj tij masën ‘arrest me burg’.
Sipas raportimeve, mësohet se çifti kishte probleme prej kohësh, ndërkohë që familjarët e Almës akuzojnë dhëndrin se kishte dhe një lidhje paralele.
Alma Arrazi u zhduk bashkë me tre fëmijët e saj me datë 4 maj pas një kafeje me kunatën duke i thënë se po shkonte te vëllai i saj.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar që ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, Alma Arrazi 39-vjeç.
Ai i ka thënë policisë se gruaja ka marrë tre fëmijët e tyre dhe është larguar nga banesa dhe se nuk ka asnjë informacion për ta se nga mund të kenë shkuar. Policia nuk dihet ende se çfarë veprimi ka ndërmarrë, por ka qenë një informacion i shkuar te motra e gruas së zhdukur, e cila ka mbërritur në komisariatin e Shkodrës duke fajësuar për zhdukjen pa gjurmë të motrës dhe të fëmijëve të saj pikërisht Ergys Arrazin.
Policia ka shkuar menjëherë në banesën e Ergys Arrazit, një emri jo të panjohur për efektivët dhe krejt strukturat e hetimit dhe të gjurmimit të krimit, në Shkodër e përtej, dhe i kanë komunikuar faktin se është gjendur trupi i pajetë i së bijës në brigjet e Bunës.
Ka qenë një peshkatar i zonës që ka konstatuar trupin e 9-vjeçares Arrazi më 4 Maj rreth orës 22:00 në ujërat e lumit Buna në fshatin Darragjat gjë që ka intensifikuar kërkimet me pistën e vetëvrasjes dhe vetëm një ditë më pas janë krijuar dyshime të arsyeshme se Alma Arrazi së bashku me fëmijët e saj është hedhur nga ura e Bunës.
Ergysi ka reaguar ftohtë në momentin që i është treguar për të bijën, ndërkohë që policia i ka vënë prangat duke e akuzuar për dhunë në familje dhe shtyrje në vetëflijim. Ai ka mohuar edhe në momentin e prangosjes, por edhe në polici të ketë ushtruar dhunë.
Arrazi ka pranuar se ka pasur konflikte me bashkëshorten, por ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve. Mirëpo në polici ishte lënë më herët dëshmia e kunatës së tij, motrës së Almës, e cila sapo është njoftuar për zhdukjen e të motrës me tre fëmijët, ajo ka fajësuar kunatin e saj.
Lini një Përgjigje