TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2024, 12:16

Protestuesit hedhin molotov para bashkisë, humb ndjenjat një efektiv policie

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesit hedhin molotov para bashkisë, humb ndjenjat një efektiv
Foto nga: Florion Goga

Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës është shoqëruar me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Është tensionuar situata para bashkisë së Tiranës, ndërsa protestuesit kanë hedhur molotov.

Nga hedhja e molotovit është shkaktuar zjarr i madh në hyrje të bashkisë. I gjithë ky incident ka ndodhur teksa në podium fliste Belind Këlliçi.

“Kjo protestë bëhet për tju mbrojtur ju sepse në fund bëhen koka turku qytetarët dhe punonjësit e thjeshtë”, tha Këlliçi.

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të qetësuar situatën. Ndërkohë, policia ka bërë thirrje me megafon që protestuesit të ndalin hedhjen e molotovit.

Një efektiv policie ka humbur ndjenjat gjatë protestës së Bashkisë Tiranë dhe është rrëzuar përtokë.

Në ndihmë të policit ka ardhur kolegët e tij dhe më pas është marrë me ambulancë.

Raporohet se efektivi nuk është ndjerë mirë, ndërsa në momentin kur humbi ndjenjat nuk ka pasur tensione me protestuesit.

Protesta e sotme ishte paralajmëruar edhe nga policia e cila ka marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit. Për këtë arsye deri në përfundim të protestës është bllokuar përkohësisht qarkullimi i makinave në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Lini një Përgjigje