TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2024, 12:01

Mbledhja e Ramës me të vetët, Analisti: Taktikë për të mbajtur publikun nën presion të gjërave që do të ndodhin

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e Ramës me të vetët, Analisti: Taktikë për

Anaisti Ben Andoni ka komentuar mbledhjen e sotme të kryeministrit Edi Rama me kabinetin qeveritar.

Andoni deklaroi se mbledhja e sotme e Ramës me ministrat dhe deputetët, është një taktikë për të mbajtur publikun nën presion të gjërave që do të ndodhin.

“Kuptohet se z. Rama përballë kësaj situate duhet të mbajë flamurin e antikorrupsionit. Ai në mendimin tim do e zgjidhi me pjesën e ndryshimeve. Është taktikë e gjithë liderëve në Ballkan, se në momente të tilla mbajnë nën presion publikun të gjërave që do ndodhin. Sot është tensioni i ndryshimeve të tyre”, tha Andoni për RTSH 24.

Andoni theksoi se mandati i tretë i qeverisë “Rama” do të jetë tepër i vështirë për t’u mbyllur, për shkak të korrupsionit, mos ndryshimit të parametrave, dhe një sërë reformave të cilat në optikën e tij, nuk kanë dhënë rezultat.

“Personalisht mendoj se z.Rama ka testuar diçka, përkundrejt sondazheve që na serviret, mandati i tij i tretë do jetë shumë i vështirë për t’u mbyllur. E para korrupsioni, e dyta mos ndryshimi i parametrave, e treta një sërë reformash të cilat nuk kanë dhënë impakt. Është shumë e largët hija e reformave që ndërmori në fillim z. Rama”, theksoi Andoni.

ben andoni analist edi rama mbledhja

Lini një Përgjigje