
Opinionisti Mentor Kikia ka komentuar mbledhjen e sotme të kryeministrit Edi Rama me grupin parlamentar socialist dhe kabinetin qeveritar.
Kikia e ka parë mbledhjen e sotme të kryeministrit Edi Rama si përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen e shtuar në aferat korruptive të vendit.
“Mbledhja do jetë përpjekje për të shpërqendruar disi vëmendjen e shtuar mbi aferat korruptive, me epiqendër Bashkinë e Tiranës, historia e drejtorëve që është bërë shkak dhe për një reagim ndryshe të opozitës”, shprehet Kikia për RTSH 24.
Duke iu referuar gjithashtu edhe turit të Ramës në Athinë, Milano, Mynih dhe Londër, Kikia theksoi se është përpjekje e Kryeministrit për të rivendosur pozicionin që PS duhet të ketë në raport me publikun.
“Turi i takimeve është përpjekje për të rivendosur në njëfarë mënyre në pozicionin që PS mendon që duhet të jetë në raport me publikun, lëkundur kjo edhe pas akuzave të ngritura nga një dokumentar i Rai 3, që prodhoi debat publik. Imazhi që u prodhua edhe në arenën ndërkombëtare apo publiku shqiptar që jeton jashtë. Ky tur praktikisht nuk kanë vlerë e me gjasë nuk kanë për të votuar. E vetmja mënyrë që emigrantët të votojnë, është të marrin avionë, tragete, makina e të vijnë të votojnë në vendin e tyre. Është përpjekje për të shoshitur problemet”, tha Kikia.
Lini një Përgjigje