TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2024, 13:01

“Rama sot dha ‘OK’ për arrestimin e zyrtarëve”, Këlliçi në protestën para bashkisë: Aksionin nuk e ndalim

Shkruar nga Pamfleti

“Rama sot dha ‘OK’ për arrestimin e

Belind Këlliçi, i cili ishte pjesë e protestës së gjashtë të opozitës para Bashkisë së Tiranës, tha se aksioni që kanë nisur nuk do të ndalet, derisa siç u shpreh ai të largojnë kryetarin e bashkisë.

Teksa komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, Këlliçi u shpreh se sot kreu i qeverisë dha ‘OK’ për arrestimin e zyrtarëve.

“Ne këtë aksion nuk e ndalim. I premtojmë qytetarëve që kjo betejë nuk fitohet me largimin e Veliajt, por kur Edi Rama do të largohet nga zyra e tij. Nuk mjafton që Rama të japë OK, siç tha sot që të arrestohen zyrtarë dhe ai të mbretërojë i qetë, por ne do duhet t’i japim atë që meriton kësaj bande që është në krye të qeverisë që në 10 vite e ka boshatisur Shqipërinë”, tha Këlliçi.

belind kellici protesta bashkia

Lini një Përgjigje