Ditën që Alma Arrazi vendosi që të hidhet në Bunë bashkë me fëmijët, ka parë burrin e saj Erdgys Arrazin në makinë bashkë me të dashurën duke i kaluar para saj.
Kështu ka thënë për mediat motra e saj Genta Bushati.
“E pyeta Valentinën, si ishte momenti kur e pe Almën që i kaloi ai para këmbëve, çfarë të tha Alma? Më thotë se Alma u shpreh që: “E prisja dhe këtë ditë, që do ta shihja një ditë para këmbëve me sytë e mi”, ka treguar Bushati.
Nënë me 3 fëmijë të mbytur, ky është bilanci tragjik që ditën e sotme ka shuar të gjitha shpresat për të mbijetuar.
Kërkimet për gjetjen e trupave kanë përfunduar para disa minutash kur është gjetur dhe trupi i nënës, Alma Arrazit në ujërat e lumit Buna.
Më herët gjatë ditës së sotme është gjetur dhe trupi i fëmijës së mitur 3-vjeçar, ndërkohë që gjatë 2 ditëve të fundit janë gjetur trupat e pajetë të vajzave të familjes.
Ngjarja në Shkodër që ka sjellë mbytjen e nënës me 3 fëmijët e saj, dyshohet se ka pasur si shkak dhunën që babai ushtronte mbi familjen e tij.
Për rastin e rëndë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin Ergys Arrazi për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së tyre si pasojë e dhunës.
Lini një Përgjigje