TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Maj 2024, 12:37

Familja iu mbyt në Bunë, Erdgys Arrazi mbërrin në gjykatë me kapuç në kokë për t’iu shmangur mediave

Shkruar nga Pamfleti
Familja iu mbyt në Bunë, Erdgys Arrazi mbërrin në
Erdgys Arrazi

Erdgys Arrazi mbërrin në Gjykatën e Shkalles së parë në Shkodër. Me një kapuc në kokë, kryefamiljari vendos të mos ekspozohet as për median.

Ndërkohë është gjetur, mëngjesin e të martës, edhe trupi i pajetë djalit 3-vjeçar të Alma dhe Erdgys Arrazit, të mbytur të shtunën në lumin Buna. 

Pas kërkimeve intensive, trupi i pajetë u gjet në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit.

Një ditë më parë, u gjet edhe trupi i vajzës së dytë të çiftit, ndërsa të shtunën ishte gjetur trupi i vajzës së madhe, 9-vjeçare.

Të tre fëmijët janë mbytur në lumë bashkë me nënën e tyre, që dyshohet të jetë hedhur vetë nga Ura e Bunës. Për ngjarjen, policia ka arrestuar babain e tre të miturve, Erdgys Arrazi, i cili akuzohet se me dhunën psikologjike që ka ushtruar ndaj bashkëshortes, e ka shtyrë drejt vetëvrasjes.

Sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se Erdgys Arrazi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj Almës dhe fëmijëve, kështu ka pretenduar motra e Amës në polici.

Gjithashtu mendohet se Erdgysi kishte lidhje jashtëmartësore, por familjarët e tij pretendojnë se diçka e tillë nuk është e vërtetë. Ata kanë thënë se 31-vjeçari i adhuronte fëmijët e tij, ndërsa kanë thënë se nuk do ia falin kurrë nuses. Sakaq ata kanë pranuar se mes çiftit ka patur debate kohët e fundit. 

erdgys arrazi

Lini një Përgjigje