
Një ngarkesë prej 53.3 kilogramë kanabis është sekuestruar sot në Qafë Thanë, në tentativë për t’u trafikuar drejt Maqedonisë së Veriut.
Elton Grabocka është arrestuar nga policia pasi është kapur në pikën kufitare të Qafë-Thanës, duke transportuar sasinë e drogës.
Në kuadër të operacionit të policisë është arrestuar 46-vjeçari Elton Grabocka, banues në Korçë, i cili drejtonte automjetin tip “Volkswagen” ku kishte fshehur lëndën narkotike të ndarë në pako.
Sasia e drogës, automjeti dhe dy celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vitin 2020, Grabocka ishte arrestuar më parë për ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë drejt Tiranës.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë.
Lini një Përgjigje