TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2024, 20:16

Iu bë atentat në mes të Brukselit, ndërron jetë pas një jave në spital Agustin Kaza!

Shkruar nga Pamfleti

Iu bë atentat në mes të Brukselit, ndërron jetë pas

Ai ishte në koma për shkak të dy plumbave që kishte marrë në kokë dhe dy të tjetër në gjoks.

Agustin Kaza 44-vjeçari i cili u qëllua me armë zjarri më 28 prill, në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek të Brukselit, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ai ishte në koma për shkak të dy plumbave që kishte marrë në kokë dhe dy të tjetër në gjoks.

44-vjeçari, Augustin Kaza, ishte ulur në tarracën e një kafeneje duke pirë, kur një burrë i maskuar dukej se po kalonte pranë, por papritur u kthye dhe e qëlloi katër herë burrin. Kaza mori 2 plumba në kokë dhe 2 në gjoks. Personi i armatosur u largua pas të shtënave dhe u zhduk ndërkohë që hetimi është ende në vazhdim.

Kush është Agustin Kaza?

Agustin Kaza ishte shënjestër e një atentati në Bruksel mbrëmjen e së dielës. Dyshohet se atentati ndaj tij ka ndodhur për gjakmarrje.

44-vjeçari Agustin Kaza është vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në 3 korrik të 1997 në Mirditë. Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini, të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllanë. Ai u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në dhjetor të vitit 2017.

Historia e gjakmarrjes mes fiseve

Më datë 7 Janar të vitit 1994 qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza.

Ai u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini, i cili u largua nga vendngjarja. Shtypi i shkruar i kohës raportonte se vrasja ndodhi pasi Shefi i Krimeve ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e një konflikti mes dy grupeve rivale.

Por 3 vite më vonë, pa arritur që autorët të arrestohen dhe familjet të pajtohen, në qytetin e Laçit vëllai i Komisarit mori hak, duke vrarë 2 vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini.

Gazetat raportonin se ngjarja ndodhi mesditën e 3 Korrikut të vitit 1997, ku sipas tyre, në atentat kishin marrë pjesë dy persona. Pas 4 vitesh, Gjykata e Kurbinit shpalli fajtor në mungesë për vrasjen e dyfishtë, Martin Kazën, duke e dënuar me 22 vite burg./Pamfleti

Lini një Përgjigje