TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2024, 15:59

Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Kërkimet zhvendosen pranë urës së Bunës, dyshohet se trupat kanë mbetur në rrjetën e peshkatarëve!

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Kërkimet zhvendosen

Kërkimet për gjetjen e trupave të 39-vjeçares Alma Arrizit dhe fëmijëve të saj ende vazhdojnë. Ndërkohë që mësohet se brenda pak minutave kërkimet do të zhvendosen vetëm 300 metra larg urës së Bunës, aty ku dhe ka dyshime se ata janë hedhur.

Ndryshimii i vendndodhjes së kërkimit, vjen pas dyshimeve se rrjeta e peshkatarëve mund të ketë mbajtur trupat.

Kontrollet pritet të nisin për pak minuta pranë vendit të quajtur “Rrjetat e peshkatarëve”. Kujtojmë se kërkimet për gjetjen e 39-vjeçares së bashku me fëmijët e saj ka nisur që ditën e djeshme, pas zbulimit nga një peshkatar të trupit të vajzës 9-vjeçare.

Shkak për këtë hap ekstrem dyshohet se është bërë presioni dhe dhuna e ushtruar nga bashkëshorti i 39-vjeçares, i cili pas ngjarjes është arrestuar nga autoritetet.

shkodër

Lini një Përgjigje