
I arrestuari për vrasjen e çiftit të të moshuarve në fshatin Bodrishtë të Dropullit ka mohuar para hetuesve që të jetë ai autori.
Thoma Mastora nuk ka pranuar të ketë goditur për vdekje Kosta dhe Kleoniqi Ilian, pavarësisht provave të gjetura brenda banesës së çiftit.
“Nuk jam unë personi që kam kryer krimin, kërkojeni diku gjetkë”, ka deklaruar 69-vjeçari.
Përpos kësaj fjalie, Thoma Mastora nuk ka pranuar që t’i përgjigjet asnjë pyetje tjetër. 69-vjeçari do të dalë nesër para gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë arrest me burg. Asnjë avokat nuk ka pranuar që të mbrojë 69-vjeçarin, ndërkohë që atij i është caktuar një avokat shteti.
Thoma Mastora u arrestua një ditë më parë, 5 maj, pasi akuzohet se vrau çiftin e të moshuarve, Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 e 84 vjeç. Pasi piu kafe në banesën e tyre më 2 maj, pas një konflikti të çastit ai ka vrarë çiftin dhe është larguar.
Të moshuarve iu konstatuan shenja dhune me sende të forta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Ndaj tij rëndon akuza penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi në momentin e arrestimit i është gjetur një sasi municioni luftarak, si edhe mjeti më të cilin ka vrarë të moshuarit që është dërguar për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencor.
Lini një Përgjigje