TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2024, 11:11

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Bunë, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Bunë,

9-vjeçarja Ergesa Arrazi, e cila humbi jetën, pasi u hodh në lumë bashkë me nënën dhe dy fëmijët e tjerë do të përcillet sot për në banesën fundit.

Ceremonia mortore mbahet në orën 14:30. Ndërkohë, kërkimet në lumin Bunë po vijojnë ende për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës 8 vjeçe dhe djalin 3 vjeç.

Ka qenë vetë 31-vjeçari Erys Arrazi, i cili ka denoncuar në polici më datë 3 maj se gruaja dhe 3 fëmijët janë larguar nga banesa, por pa dhënë detaje të tjera. Familjarët e gruas, motra ka deklaruar në polici se Alma Arrazi dhunoj nga i shoqi. 

Nga dëshmitë e para, mësohet se gruaja me të vegjlit, ditën që është zhdukur, kishte pirë kafe me kunatën, nusen e vëllait të Erdgysit, por janë ndarë, pa ngritur asnjë dyshim për vendimin fatal. Sipas një dëshmie tjetër, thuhet se e reja kishte mësuar se fundmi se bashkëshorti e tradhtonte me një grua tjetër. Ai, po sipas burimeve, e nxirrte live te dashurën e tij në celular, dhe ia tregonte vajzës së madhe.

Lini një Përgjigje