TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2024, 11:31

Vështirësohen kërkimet në Bunë për nënën dhe dy fëmijët, shkarkimet në Fierzë turbullojnë ujërat

Shkruar nga Pamfleti

Vështirësohen kërkimet në Bunë për nënën

Sipas burimeve, një natë më parë ka pasur shkarkime nga hidrocentrali i Vau i Dejës, gjë e cila ka turbulluar ujin duke e bërë më të vështirë gjetjen e trupave të tjerë.

Vijojnë në ditën e dytë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe 2 fëmijëve, 3 dhe 8 vjeç, në ujërat e lumit Buna në Shkodër.

Bëhet me dije se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë një kërkesë zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetjen e 3 trupave të pajetë, të cilët dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.

Në këtë operacion pritet të jenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë. Kërkimet po vijojnë në mënyrë intensive në lumin Drin dhe Buna.

Sipas burimeve, një natë më parë ka pasur shkarkime nga hidrocentrali i Vau i Dejës, gjë e cila ka turbulluar ujin duke e bërë më të vështirë gjetjen e trupave të tjerë.

Siç është bërë me dije, një nga fëmijët, vajza 9-vjeçare, u gjet dy ditë më parë rastësisht nga një peshkatar. Sipas policisë, 9-vjeçarja nuk kishte shenja dhune.

Ndërkohë, 31-vjeçari Ergys Arrazi, pritet të dalë nesër në seancën gjyqësore, ku do t’i komunikohet masa e sigurisë.

Ai akuzohet nga policia e Shkodrës për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si edhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës. Por, vetë 31-vjeçari e ka mohuar që të ketë ushtruar dhunë.

Lini një Përgjigje