TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2024, 16:12

Tragjedia në Shkodër, gjendet i pajetë edhe trupi i fëmijës së dytë në lumin Buna

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Shkodër, gjendet i pajetë edhe trupi i

Mësohet se trupi i pajetë i përket vajzës së dytë 8-vjeçare. 

Pas shumë orëve kërkime është gjetur trupi i pajetë i njërit prej dy fëmijëve të tjerë të 39-vjeçares, Alma Arrizi e cila dyshohet se u hodh nga ura e Bunës, për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti. Mësohet se trupi i pajetë i përket vajzës së dytë 8-vjeçare. 

Lajmi u bë i ditur nga vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili i bëri thirrje grave dhe vajzave që të denoncojnë aktet e dhunës dhe të mos ndërmarrin akte të tilla ekstreme.

Balla theksoi se policia duhet të reagojë dhe të parandalojë që verpime të tilla ekstreme të mos përsëriten më. 

Fatkeqësisht dyshimet tona po konfirmohen. Është gjetur edhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë. Gratë dhe vajzat ta denoncojnë dhunën. Kemi përgjegjësitë tona si shoqëri, duhet t’i japim më shumë besim vajzave dhe grave. Erdhi dita ta them me lot në syt, që na duhet një shkëputje nga kjo situatë, reagim mbarëshoqëror. Një rol të rëndësishëm luan shoqëria. Na duhet të rrisim dhe të marrim më shumë përgjegjësi si shoqëri. Policia duhet të reagojë me parandalim, të ndërhyjmë në kohë”, deklaroi ministri Balla.

Ndërkohë që kërkimet për gjetjen e trupit të 39-vjeçares Alma Arrizit dhe djalit të saj 3-vjeçar. Kërkimet do të zhvendosen vetëm 300 metra larg urës së Bunës, aty ku dhe ka dyshime se ata janë hedhur.

Ndryshimi i vendndodhjes së kërkimit, vjen pas dyshimeve se rrjeta e peshkatarëve mund të ketë mbajtur trupat. Kontrollet pritet të nisin për pak minuta pranë vendit të quajtur “Rrjetat e peshkatarëve”.

Shkak për këtë hap ekstrem dyshohet se është bërë presioni dhe dhuna e ushtruar nga bashkëshorti i 39-vjeçares, i cili pas ngjarjes është arrestuar nga autoritetet. Ai ka deklaruar para policisë se ka pasur përplasje me bashkëshorten por që nuk ka dhunuar ndonjëherë fëmijët.

31-vjeçari mësohet se kishte kohë që i kishte dhënë fund jetës bashkëshortore me 39-vjeçaren, pasi kishte nisur një lidhje të re me një grua tjetër.

Lini një Përgjigje