
Një 35-vjeçar akuzohet se ka plagosur në këmbë me thikë një person. Shkak është bërë fakti se ky i fundit i kishte dëmtuar makinën motrës së autorit të dyshuar.
Një njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se 35-vjeçari me inicialet G.Q. po procedohet në gjendje të lirë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka dëmtuar në këmbë, me mjet prerës (thikë), një 30-vjeçar.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e 30-vjeçarit, shtetasen R. M., pasi dyshohet se i ka dëmtuar automjetin motrës së shtetasit G. Q.”, sqaron policia.
Lini një Përgjigje