
Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kryeredaktorit të gazetës “Panorama”, Aristir Lumezi.
Begaj shkruan se Gazetaria shqiptare humbi një prej njerëzve me guxim e maturi në karrierën e tij në media.
Presidenti vlerëson gazetarin dhe kryeredaktorin të pa kompromis në analizat përmes frymës perëndimore në shtypin e shkruar dhe ekranet e medias.
Aristir Lumezi ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 57 vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Lumezi ka qenë gazetar i politikës dhe prej vitesh ka qenë në postin e kryeredaktorit tek gazeta "Panorama".
Lini një Përgjigje