TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2024, 15:26

Vjedhja e të dhënave të kartave të kreditit, avokati tregon si funksionon skema në restorante

Shkruar nga Pamfleti

Vjedhja e të dhënave të kartave të kreditit, avokati tregon

Avokati Kujtim Cakrani ka folur lidhur me vjedhjen e të dhënave me karta krediti. Duke kujtuar rastin e 25-vjeçarit francez të arrestuar në Tiranë i akuzuar për mashtrim kompjuterik, avokati tha se zakonisht të dhënat e kartës vidhen në restorante.

Cakrani shprehet se duhet treguar kujdes në përdorimin e kartës dhe të shmangni blerjet në çdo vend.

“Zakonisht ti vjedhin të dhënat e kartës kur shkon në një restorant për të ngrënë. Për shembull kamerieri, aty ku shkon të blesh ku përdor kartën, marrin kodin, marrin te dhënat dhe pastaj fillojnë të vjedhin. Prandaj thashë që alarmi ynë duhet të jetë kudo pavarësisht se ne mendojmë se jemi të sigurt në banka. Jam njeri që kam frikë, sa herë që e përdor kartën sidomos jashtë shtetit kam shumë frikë”, tha avokat Cakrani.

Lini një Përgjigje