TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2024, 13:41

Grupi i Laert Haxhisë kërkon informacion 2 mujor nga SPAK, GJKKO lë në burg 4 të akuzuarit; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Grupi i Laert Haxhisë kërkon informacion 2 mujor nga SPAK, GJKKO

Gjykata e Posaçme vlerësoi kërkesën e katër të arrestuarve si pjesë e grupit të Laert Haxhisë.

Pas seancës për informacion dy mujor gjykata la në arrest me burg Ligor Romaçka, Idriz Manej, Bledar Berberi dhe Mariglen Topuzi, që kishin kërkuar revokim të masës personale “Arrest në burg” me masën Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Mësohet se në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, vendosi vazhdimin e masës së sigurimit ”arrest në burg”, caktuar ndaj personave nën hetim Ligor Romaçka, Idriz Manej, Bledar Berberi, Mariglen Topuzi, me vendimin datë 01.10.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

spak gjkko laert haxhia

Lini një Përgjigje