TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2024, 11:33

Pas thyerjes së këmbës, Pëllumb Gjoka kishte probleme me zemrën, shtyhet seanca në GJKKO për biznesmenin

Shkruar nga Pamfleti

Pas thyerjes së këmbës, Pëllumb Gjoka kishte probleme me

Për të tretën herë, nuk është bërë e mundur zhvillimi i seancës paraprake për dosjen “Metamorfoza”.

Shkak për shtyrjen këtë të enjte u bë mungesa e Pëllumb Gjokës, i cili nuk u paraqit në seancë për shkak të problemeve shëndetësore.

Përveç thyerjes së këmbës, Gjoka ka shfaqur edhe probleme me zemrën, konkretisht me aritminë, problem i cili sipas avokatit e ka penguar atë të kryerjë operacionin e këmbës në spitalin privat.

Në seancën e kësaj të enjte në GJKKO u paraqit një avokat italian, i cili kërkoi të ishte i pranishëm në seancë, ndërkohë që nuk u lejua për shkak se është seancë paraprake.

Avoakti italian erdhi për të monitoruar procesin, pasi pretendoi se një studio në Itali dhe një tjetër në Britaninë e Madhe po përgatiten ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.

Seanca e radhës u caktua në datë 18 korrik ora 11.00.

Më 4 maj, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen për gjykim, për disa të pandehur, ndërkohë qe ndau çështjen për disa të tjerë.

Prokuroria e Posaçme deri më tani i ka komunikuar akuzat biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish shefit të operacionales Oltion Bistrit dhe Ardit Hasanbegaj.

Lini një Përgjigje