
GJKKO ka zbutur masën e sigurisë për Gazmend Haxhinë.
Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për biznesmenin Gazment Haxhia, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”.
Ai u arrestua pak ditë më parë teksa po kthehej nga Italia, duke u ndaluar sapo zbriti nga avioni.
Haxhia ishte bashkëpunëtor me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ndërsa akuzohen për abuzim me fondet e SASPAC në BE.
SPAK thotë se SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi, “Festa”. Por për të njëjtin event, edhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë, dhe nga mbi 500 mijë € tenderë, u shpenzuan 4.2 mln lekë për një darke te “Gzona”.
Lini një Përgjigje