TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2024, 15:54

“Protesta e PD e pavlerë”, Spartak Ngjela: Është thirrur nga një ‘non grata’!

Shkruar nga Pamfleti

“Protesta e PD e pavlerë”, Spartak Ngjela: Është

Avokati Spartak Ngjela e konsideroi si të pavlerë protestën e thirrur nga opozita. Sipas tij, një tubim i thirrur nga një “non grata” nuk ka asnjë vlerë.

Në një intervistë për “News 24”, avokati u shpreh i bindur se në protestë nuk do të ketë pjesëmarrje për shkak se ajo thirret nga një “non grata” që mendon se mund të shpëtojë veten nga protestat.

Ngjela tha se ai u shpall ‘non grata’ nga Sekretari amerikan i Shtetit, i cili ka thënë që nëse Sali merr partinë e gjithë partia do të jetë ‘non grata’.

Sali Berisha është ‘non grata’ në SHBA, pse nuk bëri gjyq? Nuk bëri sepse i hapnin dosjet. Pushteti nuk merret me protesta, merret me votë. Këta janë në shekullin e 17-të. E dini sa është PD sot? 16-17 %, si mund të fitojë kjo parti me këtë përqindje mbështetjeje që ka”, tha Ngjela, i cili shtoi se për sa kohë të jetë Saliu në politikë një parti do të ketë në pushtet.

spartak ngjela

Lini një Përgjigje